Meghan Markle, në 24 Prill do zhvillojë seancën e parë gjyqësore kundër tabloidit “Dayli Mail”, në Gjykatën e Lartë të Londrës. Meghan ka paditur botuesin e artikullit, për publikimin në mënyrë të paligjshme, të një prej letrave të saj private me të atin. Juristët u shprehën se botimi i tij ishte një keqpërdorim i informacionit privat dhe shkelje e të drejtës së saj.

Dokumentet nga avokatët e saj këtë javë akuzuan “Mail” dhe tabloidet e tjera për ngacmimin, poshtërimin dhe manipulimin e Markle. Ata u shprehën se kjo ndikoi në marrëdhënien mes babait dhe vajzës.

Avokatët argumentojnë se letra nuk kishte menduar të bëhej publike, por të vendoste në vështirësi familjen mbretërore.

Nga ana tjetër “Mail” argumenton se duke pasur parasysh statusin mbretëror të Meghan, marrëdhëniet e saj personale dhe familjare përbëjnë interes publik.

Seanca dëgjimore do të mbahet nga distanca për shkak të izolimit si pasojë e virusit. Gjithashtu asnjë dëshmitar nuk do të marrë pjesë.

Në letrat e paraqitura nga avokatët e Meghan këtë javë, jepeshin detaje të mesazheve me tekst të dërguara nga Harry për vjehrrin e tij.

Përballja juridike është hapi i fundit në armiqësinë në rritje midis mediave dhe çiftit. Ata po jetojnë në zonën e Los Anxhelesit, pasi u tërhoqën nga rolet e tyre mbretërore në fund të muajit të kaluar.

Këtë javë, ata njoftuan se nuk do të kishin asnjë lloj marrëdhënie me katër nga tabloidët më të mirë të Britanisë. Çifti i akuzoi ata për informacion të rremë.

Kjo deklaratë solli zemërim dhe përçarje në shumë gazeta, të cilat i akuzuan ata për egoizëm. /tvklan.al