Familja mbretërore nuk kanë nguruar të urojnë dukeshën pavarësisht tensioneve

Meghan Markle feston sot ditëlindjen e saj të 40-të së bashku me bashkëshortin e saj, Princin Harry, djalin Archie dhe vajzën e vogël Lilibet.

Ndër urimet e shumta nuk kanë munguar edhe ato të familjes mbretërore.

Ishte pikërisht Familja Mbretërore, e cila publikoi e para në Instagram dhe Tëitter mesazhin e urimit shoqëruar edhe nga tri fotografi të Meghanit me shënimin: “Duke i uruar Dukeshës së Sussex-it një ditëlindje shumë të lumtur sot!”.

Fansat mbretërorë vlerësuan veprimet  dashamirëse dhe dinjitoze për urimet e publikuara në rrjetet sociale, pavarësisht kritikave të fundit të Harryt dhe Meghan ndaj familjes mbretërore.

Nuk ka plane për një festë të madhe për Dukeshën e Sussex, e cila kohët e fundit lindi vajzën e saj Lilibet “ thonë disa burime për Page Six .

Edhe pse ende nuk dihet se çfarë planesh të sakta ka Harry për gruan e tij, ata që i njohin thanë se ka shumë vende pranë shtëpisë së tyre prej 14.5 milion dollarësh në Montecito, ku ai mund të marrë familjen e tij të re.

Sipas The Mirror, Princi Harry thuhet se ka porositur një tortë për gruan e tij nga një furrë buke, e quajtur “Posies & Sugar”, e cila krijon ëmbëlsira në një pamje të thjeshtë kremi gjysmë të zhveshur dhe të zbukuruar me lule.

Vitin e kaluar, Markle festoi ditëlindjen e saj të 39 -të në heshtje në shtëpi mes pandemisë Covid, muaj pasi ajo dhe Harry u larguan në nga familja mbretërore për në SHBA. Harry dhe Markle njihen për festime të vogla dhe pa shumë zhurmë.

Klan News