Një fustan i zi i shkurtër i Dukeshës së Sussex, i veshur në performancën bamirëse ‘Hamilton’ javën e kaluar , e tregonte si një aktore e suksesshme të Hollywood.

Por fustani që vuri në pah këmbët e saj të tonifikuara ishte i rrezikshëm për rolin e saj në Mbretërinë Angleze.

Në fakt veshja e saj prej 459 dollarësh nga Judith & Charles, theu jo më pak se katër rregulla të arta të kodit mbretëror të veshjes.

Natyrisht, nuk ka asnjë libër rregullor, por Mbretëresha e ka bërë të qartë se ekziston një protokoll i pashkruar që dikton se çfarë duhet të veshin gratë mbretërore dhe kur.

-Rregulli numër 1: Nuk duhet veshur fund mbi gju.

-Rregulli numër 2: Nuk duhet të zbulohen këmbët.

-Rregulli numër 3: Jo veshje të zeza

-Rregulli numër 4: Jo kustum me pantallona

Dhe të gjitha këto rregulla janë thyer nga Meghan Markle./Klan Plus