Të jesh pjesë e familjes mbretërore sikurse ka privilegje, ka edhe kufizime. Meghan Markle i duhet ende kohë për të mësuar rregullat në mënyrë që të jetë e denjë për statusin që mban.

Serena Williams është mikja e ngushte e Dukeshës së Sussex, ndaj dhe kjo e fundit e mbështet në çdo ndheshje tenisi. Ditën e djeshme, ylli i tenisit, që së fundmi është bërë mama, Williams u përball me Angelique Kerber për të fituar çmimin e tetë të Wimbledon.  Në vitin 2016 Meghan ndodhej në stolat e Wimbledon duke brohoritur shoqen e saj, teksa mbante në kokë një kapele të bardhë me fjongo të zezë.

Ndeshjen e së shtunës ajo e ndoqi me kunatën e saj, Kate Middleton dhe mendoi të vendoste të njëjtën kapele, por nuk e dinte që “Kutia Mbretërore” nuk e lejonte këtë gjë. Sipas “The Sun”, në këtë pozicion spektatorët duhet të ndjekin disa rregulla veshjeje, si dhe nuk mund të mbajnë kapele, pasi pengojnë fansat e tjerë të ndjekin ndeshjen e tenisit.

Duke u nisur nga fakti që spektatorët e tjerë mund të mbajnë kapele, Meghan nuk e mendoi gjatë. Por ajo tanimë është pjesë e familjes mbretërore dhe duhet  të qëndrojë në “Kutinë Mbretërorë”, ndaj dhe u detyrua që ta mbante kapelen në dorë gjatë gjithë kohës.

Pavarësisht kësaj, Dukesha e Sussex dukej marramendëse, edhe pse disa e krahasuan veshjen e saj me uniformën e gjyqtarit anësor të Wimbledon./

tvklan.al