Është përfolur shumë herë për një shtatzëni të mundshme të Meghan Markle, por këtë herë duket se është e vërtetë. Princi dhe Dukesha e Sassex morën pjesë në një koncert gala në Londër.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjën e të gjithëve ishte barku i fryrë i Meghan. Edhe pse ishte munduar të vishte një fustan të lirshëm, përsëri nuk mundi t’i shpëtonte paparacëve.

Thashethemet në rrjetet sociale janë shtuar pas analizave që i janë bërë sjelljes së Princ Harry, i cili shpesh i fërkonte shpinën dukeshës, me siguri nga lodhja e shtzatëzanisë.

Një tjetër arsye thonë mediat është se mamaja e Meghan ka marrë mësime si dado pranë shtëpisë së saj në Los Anxhelos.

Në ligjin britanik të fisnikërisë thuhet se titujt e Meghan dhe Harry do mund të trashëgohen vetëm nga një djalë mashkull dhe nëse nuk kanë pasardhës mashkull ato do të zhduken.

Klan Plus