Vepra “The Bench”  botohet më 8 Qershor, flet per lidhjen mes babait dhe djalit

Dukesha e Sussex Meghan Marcle  njoftoi se libri i saj i parë për fëmijë, The Bench i cili hulumton lidhjen midis baballarëve dhe djemve siç shihet nga sytë e një nëne do të botohet më 8 Qershor.

Meghan tregon se për librin u frymëzua nga një poezi e Ditës së Babait, që ajo shkroi për burrin e saj, Princin Harry. Çifti janë prindër të djalit Archie, i cili mbush 2 vjeç dhe po presin një vajzë këtë verë.

The Bench filloi si një poezi që unë shkrova për bashkëshortin tim në Ditën e Atit, një muaj pasi Archie lindi. Ajo poezi u bë kjo histori”, u shpreh Meghan  

Meghan përshkruhet si një nënë, grua, feministe dhe aktiviste e cila aktualisht banon në shtetin e saj në Kaliforni me familjen, dy qen dhe me një tufë me pula.Një ilustrim i brendshëm nga libri përshkruan një baba me uniformë ushtarake duke përshëndetur ngrohtësisht djalin e tij. Harry, një veteran ushtarak, shërbeu si kapiten në Ushtrinë Britanike.

Meghan nuk është e para nga familja mbretërore që boton një libër për fëmijë. Në vitin 1980, Princi Charles botoi “Njeriu i Vjetër i Lochnagar”, i cili tregon historinë e një plaku i cili jeton në një shpellë në shkëmbinjtë përreth pasurisë mbretërore në Balmoral në Skoci, ku Mbretëresha kalon pushimet e saj verore.

Klan News