Del publikisht jep mesazh të rëndësishëm për pandeminë e barazinë gjinore

Meghan Markle u shfaq për herë të parë pas intervistës së bujshme me Oprah Winfrey, në Global Citizen’s Vax Live: The Concert To Reunite The World.

Dukesha e Sussex, e cila është në javët e fundit të shtatzënisë, ishte një nga kryetaret e ngjarjes, së bashku me Princin Harry. Ky i fundit e ndoqi ngjarjen personalisht, ndërsa Meghan nuk ishte në gjendje, por u shfaq në video të regjistruar paraprakisht.

Në klip, Meghan shihet e veshur me një fustan-këmishë me print lulekuqesh, nga Carolina Herrera. Përveç veshjes Carolina Herrera, Meghan mbante edhe një varëse kuptimplotë për fjalimin.Varësja përputhej në mënyrë të përsosur me temën e fjalimit të Meghan, që u përqendrua në barazinë gjinore dhe pandeminë.

Viti i kaluar është përcaktuar nga komunitetet e bashkuara heroikisht dhe pa u lodhur për të trajtuar COVID-19. Dhe ne jemi mbledhur sonte, sepse rruga përpara po bëhet më e ndritshme, por do të na duhet që secili prej nesh të gjejë rrugën përpara. Bashkëshorti im dhe unë besojmë se është e rëndësishme që rikuperimi ynë të ketë përparësi shëndetin, sigurinë dhe suksesin e të gjithëve, dhe veçanërisht të grave që janë prekur në mënyrë disproporcionale nga kjo pandemi. Gratë, dhe veçanërisht gratë me ngjyrë, kanë parë një rënie të madhe ekonomike që nga fillimi i pandemisë”, ishin këto disa fjalët  e artikuluara nga Meghan Markle.