Thomas Markle, babai i Meghan, dukeshës së Sussex ka zbuluar detaje rreth arsyeve që e çuan të mos merrte pjesë në dasmën e të bijës. Në intervistën e tij të parë pas ceremonisë, ai tha se vajza e tij qau kur mori lajmin se ai nuk mund ta shoqëronte drejt altarit.

Ata u zhgënjyen dhe të dy më thanë kujdesu për veten, jemi vërtetë të shqetësuar për ty, shprehet Thomas për programin “Good Morning Britain” të “ITV”.

Por zoti Markle është i shqetësuar më së shumti për faktin që ka hyrë në histori si babai që nuk shoqëroi të bijën në altar.

Ceremoninë e ka ndjekur nga spitali ku qëndronte për kurim pas ndërhyrjes në zemër. Kur Meghan hyri e vetme ne kishë, thotë se u përlot, u ndje keq, por edhe xheloz që dorën e saj e mbante princi Charls dhe jo ai.

Tomas ka përshkruar edhe momentin kur princi Harry i kërkoi dorën e vajzës.

Ti je një gentelman, me premto që nuk do ngresh kurrë dorë mbi time bijë dhe unë sigurisht që do të jap bekimin, u shpreh ai.

I pyetur për një bebe në planet e çiftit, ai tha se vajza e tij ka dashur prej kohesh të ketë fëmijë.

Tv Klan