Dëshmorët e rënë me serbët nuk janë vetëm të Kosovës por të gjithë Shqipërisë. Presidenti Mejdani dhe Kryeministri Majko kanë pritur në takime të veçanta familjarë të luftëtarit kosovar Adem Jashari. Nga kjo familje kosovare kanë rënë në betejë 54 dëshmorë ndër ta fëmijë e të moshuar.

Majko ka përsëritur tezën e vetëmbrojtjes kolektive të shqiptarëve kudo që janë në rast të shfaqjes së genocidit masiv serb në Kosovë. Presidenti Mejdani e quajti sukses të madh përfaqësimin unik të shqiptarëve të Kosovës në bisedimet e Rambujesë. Familjarët e Adem Jasharit u shprehën se Kosova pret shumë nga Shqipëria.

Sipas tyre paqja në Kosovë mund të vendoset vetëm pas largimit të forcave ushtarake policore serbe. Mejdani dhe Majko shprehen mbështetjen e Shtetit Shqiptar për vetëvendosjen e shqiptarëve të Kosovës./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame