Gazetarja Fatjona Mejdini ka thënë sot në  studion e emisionit “Opionion” në Tv Klan se Gramoz Rexhepi është dënuar dhe me 5 vite të tjera në Ekuador.

Ajo tha se vendimi është marrë sot dhe pritet që pas mbarimit të dënimit të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi është bërë një kërkesë zyrtare, por she vetë Rexhepi preferon që të vijë në vendin e tij.

Sot ka dalë një lajm për Gramoz Rexhepit. Në deklaratën e Interpol nuk ishte specifikuar se kush ishte 40-vjeçari në Ekuador. Ai tani do të duhet që të qëndrojë dhe 5 vite të tjera në burg.

Tashmë është një bashkim kërkesash për ekstradimin e tij, pasi e kërkon dhe Shqipëria dhe Itali. Deri tani mësohet se Shqipëria mund të jetë vendi që mund të marrë Rexhepin, pasi është marrë vendimi nga Gjykata”, u shpreh Mjedini./tvklan.al