Nëse prej kohësh e kufizoni vetën nga ngrënia e çokollatës që tani do të mësoni se ky mëkat i ëmbël sjell shumë përfitime. Nga një studim i bërë nga Harvard School of Public Health tregon se njerëzit që konsumojnë më shumë se 45 gramë çokollatë në javë kanë 20% më pak mundësi të preken nga hemorragjia cerebrale.

Sipas studimit ngrënia e rregullt e çokollatës rrit prodhimin e insulinës, duke reduktuar kështu rrezikun e diabetit. Veçanërisht çokollata e zezë është e shëndetshme për zemrën, lufton inflamacionin dhe redukton rreziqet kardiovaskulare.

Gjithashtu çokollata hollon gjakun dhe ka efekte të ngjashme me aspirinën. Konsumimi i çokollatave i bën njerëzit të jenë më inteligjentë duke përmirësuar kështu edhe aftësitë përllogaritëse.

Klan Plus