Andrea Meza nga Meksika është shpallur Miss Universi 2021. Bukuroshja ka fituar titullin si më e bukura e universit në eventin e organizuar në Florida. 26-vjeçarja është diplomuar në inxhinieri softëare.

Spektakli i cili u realizua për herë të parë në vitin 1952 është një nga eventet më të ndjekura në botë me një audiencë ndërkombëtare prej rreth 600 milionë shikuesish. Spektakli u prezantua nga aktorët e njohur Jacky Bracamontes dhe Ponte Carlos.

Gjatë finales fituesja arriti të triumfojë mbi 70 konkurrente nga e gjithë bota. Në vend të dytë u rendit bukuroshja nga Brazili, ndërsa në të tretin një vajzë nga Peruja.

Në këtë event Shqipëria u përfaqësuar nga Paula Mehmetukaj ndërsa Kosova nga Blerta Veseli. Disa prej bukurosheve shqiptare që kanë arritur të shijojnë famën përtej kufijve pikërisht nga pjesëmarrja e tyre në “Miss Univerese”, janë Angela Martini, Agnesa Vuthaj, Adrola Dushi, Marigona Dragusha, etj.

Klan News