Parlamenti miraton ligjin, një i rritur do të lejohet të mbajë 28 gramë

Parlamenti ka kaluar projektin federal për rregullimin ligjor të marjuanës, duke lejuar që një adult të ketë të drejtë të posedojë 28 gr. Gjithashtu autorizim edhe për prodhimin për konsum personal apo në funksion të asosacioneve të duhanpirësve, duke legalizuar kështu të gjithë zinxhirin prodhues. Sipas të përditshmes Jornada, ligji është aprovuar me 316 vota pro, 129 kundër dhe 23 abstenim.

Sipas qeverisë, ky është një hap i madh përpara, pasi ndalimi për vite me radhë ka shkaktuar dhunë, persekutim dhe mbi të gjitha korrupsion.

Ndërsa opozita e qendrës së djathtë që ka votuar kundër ligjit, e ka denoncuar si shkak të rritjes së konsumeve, me pasoja për moshat e reja. Ndërkohë që janë shprehur totalisht kundër edhe moshës së lejimit që është 18, dhe sipas tyre duhet të ishte autorizuar për personat mbi 21 vjeç.

Klan News