Akuza: Kartelet vranë me armët amerikane 17 mijë njerëz

Qeveria meksikane paditi disa prej prodhuesve më të mëdhenj të armëve në Shtetet e Bashkuara. Në padi hidhen akuza ndaj këtyre firmave se përmes pazareve të jashtëligjshme u shesin armë karteleve të mëdha të drogës në Meksikë, duke nxitur gjakderdhjen në këtë vend.

Qeveria meksikane vlerëson se rreth 70% e armëve trafikohen nga SHBA. Hetuesit lidhin të paktën 17 mijë vrasje gjatë vitit 2019 në Meksikë, me armët që kartelet vendase kanë trafikuar nga Shtetet e Bashkuara.

Siç shkruhet në padi, firmat e mëdha të armëve kanë qenë në dijeni të plotë se armët u shiteshin grupeve kriminale meksikane që kanë nën kontroll territore të mëdha dhe ku sundimi i ligjit nuk është ekzistent.

Mes firmave të paditura renditen Smith & Uesën dhe Barret Fajërarms. Asnjë nga kompanitë deri më tani nuk ka bërë ndonjë koment. Padia u dorëzua pranë gjykatës së shtetit federal të Masaçusetsit, ndërsa qeveria meksikane kërkon prej tyre rreth 10 miliardë dollarë dëmshpërblim.

Tv Klan