Qindra njerëz u mblodhën në hotelin ku Inter Miami dhe Leo Messi do të qëndrojnë në qytetin Monterrey të Meksikës për ndeshjen kthimit në Champions të Amerikës qendrore dhe të veriut.

Të gjithë kërkonin të shihnin qoftë edhe për një moment yllin argjentinas.

Dy autobusët e Inter Miami janë shoqëruar gjatë gjithë rrugës nga aeroporti në hotel nga Garda Kombëtare.

Njerëzit vraponin duke filmuar gjithçka me telefon. Disa persona u hodhën mbi kangjellat e sigurisë në përpjekje për të parë një nga futbollistët më të mirë në botë.

Siguria do të jetë ekstreme në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Kupës së Kampionëve Concacaf mes Monterrey dhe Inter Miami.

Agjencitë e sigurisë në Meksikë kanë marrë masa për parandalimin e incidenteve. Nga njëra anë, ata do të kërkojnë të shmangin pushtim e fushës nga tifozët, por një vëmendje e vecantë do t’i kushtohet sigurisë së vetë Lionel Messit.

Truproja e tij është parë duke dhënë porositë për të bërë të mundur që argjentinasi të jetë sa më i qetë para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Për të gjitha këto janë angazhuar rreth 2,000 policë të shpërndarë si përreth dhe brenda stadiumit.

Tifozët do t’u nënshtrohen kontrolleve të imtësishme.

Tv Klan