Anëtarja e grupit “Spice Girls” Mel C feston ditëlindjen e 50-të. Për të shënuar këtë rast, pjesa tjetër e grupit muzikor kanë hyrë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të shprehur urimet e tyre për këtë ditë. Anëtarja e grupit Emma Bunton ka ndarë një kolazh fotosh dhe videosh të tyre ndër vite.

Melanie Jayne Chisholm mori pjesë në audicionin e revistën “Stage” për krijimin e  një grupi të ri vajzash në vitin 1994 dhe mori pjesë së bashku me Melanie Brown, Emma Bunton, Geri Horner dhe Victoria Beckham.

Të gjitha vajzat formuan më pas grupin e njohur muzikor “Spice Girls”.

Grupi arriti kulmin e të gjitha kohërave në fund të viteve 1990 dhe pati një sërë hitesh, duke përfshirë “2 Become 1”, “Say You Will Be There”, “Spice Up Your Life”, “Wannabe” etj.

Pasi anëtarja Geri Horner u largua nga grupi në 1998, “Spice Girls” publikoi albumin e tyre të fundit “Forever” dhe katër anëtaret e mbetura filluan karrierën e tyre solo.

“Spice Girls” nisën dy turne ribashkimi, një në vitin 2007 dhe një tjetër në 2019 pa Victoria Beckham. Ato gjithashtu performuan së bashku në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër 2012.

Klan News