Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, dhe Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau janë bërë objekt diskutimesh në rrjetet sociale. Në samitin e G7 që u mbajt në Biarritz të Francës, takimi mes Melanie dhe Trudeau është konsideruar si një çast që ka “thyer” klimën e diskutimeve të rëndësishme politike.

Hashtagu “MelaniaLovesTrudeau” është bërë viral në Twitter, teksa të gjithë publikojnë fotografinë e puthjes mes Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara dhe Kryeministrit kanadez.

Buzëqeshja e Melania karshi Kryeministrit Trudeau, i ka bërë të gjithë të dyshojnë.

Ish-këshillari i Hillary Clinton, Jesse Ferguson shkroi në Twitter: “Të gjithë duhet të gjejnë dikë që t’i shikojë me vështrimin që shikon Justin Trudeau”. /tvklan.al