Që mes femrave ekziston konkerrenca ky është një fakt dhe i vërtetuar tashmë. Një gjë e tillë është vënë re edhe me vajzës së Presidentit amerikan Donald Trump, Ivankës, si dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.

Në ditën e fundit të Konventës së Republikanëve, teksa po i drejtohej podiumit për të mbajtur fjalimin në lidhje me atë që babai i saj ka arritur deri më sot, u vu re një tension me Melanian.

Një buzëqeshje false nga ana e Zonjës së Parë drejtuar Ivankës tanimë ka bërë xhiron e rrjetit madje është shndërruar edhe në meme.

Melania Trump e veshur me një fustan ngjyrë jeshile të mrekullueshëm nga Valentino i buzëqeshi fillimisht Ivanka-s, por më pas shprehja e saj në fytyrë u ngurtësua sapo ajo kaloi.

Videoja është bërë virale, duke mbledhur mbi 5 milionë shikime në pak orë pasi ishte shpërndarë në Tëitter. Kjo tregon se që të dyja nuk e durojnë dot njëra-tjetrën.

Pra një gjë e tillë tregon se marrëdhëniet mes dy grave tanimë të Shtëpisë së Bardhë nuk qenkan ashtu siç duhet ku konkurrenca si për bukurinë, zgjuarsinë dhe mënyrën e të veshurit po vihet re gjithnjë e më shumë.

Klan Plus