Melania Trump arrin gjithmonë të ngjallë reagimin e opinionit publik me pamjen e saj.

Pas polemikave që shkaktoi veshja e saj, e cilësuar si e ekzagjeruar për një Zonjë të Parë, në një pritje të hispanikëve në Shtëpinë e Bardhë, Melania ndryshoi komplet look.

Gjatë takimit me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshorten e tij, zonja Trump zgjodhi të mbulohet, madje veshi një kostum stil mashkullor, me një kravatë të zgjidhur. Gjithsesi me hijeshinë që ka, Melania duket bukur dhe bën sërish të flasë mediat.

Ish-modelja me origjinë sllovene ka qenë së fundi pjesë e një përplasjeje në distancë me ish-gruan e presidentit Trump, e cila Ivana, e cila tha në një intervistë se roli i Zonjës së Parë i takonte asaj./Tv Klan