Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump është shfaqur për herë të parë në publik pas operacionit që bëri tre javë më parë. Ajo ka qenë në eventin për veteranët ushtarakë të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë ditën e hënë. Melania ka qenë së bashku me Presidentin Donald Trump në këtë ngjarje.

Zonja e Parë e SHBA nuk ishte parë në publik që prej 10 Majit, kur iu nënshtrua operacionit në veshka.. 48-vjeçarja u shtrua në spital për pesë ditë dhe operacioni u konsiderua një ndërhyrje e suksesshme dhe pa ndërlikime.

Por mos dalja e saj në publik gjatë kësaj periudhe, bëri që në media të nisnin thashethemet për shëndetin dhe martesën e saj. Të dielën, zëdhënësja e Zonjës së Parë konfirmoi se Melania nuk do të shoqërojë Presidentin Trump në samitin e G7 në Kanada gjatë kësaj jave.

/tvklan.al