Përbërësit:

300 gr mëlçi viçi

3 qepë

1 limon

1 gotë verë

1 baguette

1 spec djegës

Majdanoz

Hudhër

Për kremin e misrit:

300 gr miell misri

50 gr parmixhano

Kripë

Piper

Përgatitja:

Presim në feta shumë të holla mëlçinë dhe e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri. Më pas mëlçitë e marinuara i kalojmë në miell. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën bashkë me specin djegës të grira imët. Më pas shtojmë në to edhe majdanoz, kripë dhe piper. Pasi qepët të skuqen i shuajmë me konjak. Pasi alkooli të avullojë shtojmë mëlçinë dhe pak lëkurë limoni dhe i lëmë të skuqen edhe pak bashkë. Më pas shtojmë pak ujë dhe i lëmë të ziejnë për pak minuta në mënyrë që të lidhen.

Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet, shtojmë në të kripë dhe vaj ulliri. Në një tjetër tigan përgatisim brusketat, të cilat i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe hudhër. Pasi uji në tenxhere të vlojë shtojmë dalëngadalë miellin e misrit ndërkohë që edhe e përziejmë dhe lëmë të ziejë derisa të bëhet krem. Pak përpara se ta heqim nga soba shtojmë në të edhe djathin e grirë dhe e përziejmë derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Vendosim në pjatë fillimisht kremin e misrit, mbi të mëlçi me qepë, bukë të thekur./tvklan.al