Reperja e njohur Melinda Ademi ka ndarë një moment të ndjerë në rrjetet sociale kushtuar nënës së saj.

Me një video ku Melinda ndodhet në krahët e së ëmës kur ishte e vogël, ajo ka kujtuar ditëlindjen e nënës. “Gëzuar ditëlindjen mami. Thuajse dy vite pa ty. U prehsh në paqe… dashuria ime për ty është e përjetshme”.

Nëna e këngëtares u nda nga jeta më 3 Mars 2021 në moshën 50-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin e gjirit. Asokohe, ngjarja u bë e ditur nga vetë Melinda, e cila ndau lajmin e hidhur në rrjetet e saj sociale./tvklan.al