Melinda vendos të mos ndryshojë mbiemrin , vazhdojnë bashkëpunimin për fondacionin

Tre muaj pasi njoftuan fundin e marrëdhënies se tyre pas 27 viteve martese Bill dhe Melinda Gates janë zyrtarisht të divorcuar. Tashmë edhe para ligjit pas vendimit të zgjidhjes së martesës nga një gjykate në King County Washington. Në dosjet e siguruar nga Fox Neës miliarderi dhe ish-gruaja kanë rënë dakord që asnjëra palë nuk do marrë mbështetje bashkëshortore dhe Melinda nuk do ndryshoje mbiemrin e saj.

Tani Bill dhe Melinda Gates u takuan pasi ajo filloi të punonte në Microsoft si menaxhere produktesh në vitin 1987.

Ata u martuan në 1994 në Hawaii janë prindër të dy vajzave, Jennifer Gates 24 vjeçe dhe Phoebe Gates 18 vjeç, si dhe një djalë, Rory Gates 21 vjeç.

Fillimisht ishte Bill Gates, ai që bëri publike ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij Melinda përmes një postimi në “Twitter”.

“Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.

Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në misionin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën e  ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë ​​dhe privatësi për familjen tonë”, shkroi Bill Gates.

Pavarësisht kësaj , Gates thanë se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në Bill & Melinda Gates Foundation. Manjati amerikan i biznesit dhe bashkëthemeluesi i Microsoft është njeriu i tretë më i pasur në botë.

Klan News