Melisa është një nga personazhet që bën gjithmonë bujë me deklaratat e saj. Ajo njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë.

Sot performanca e saj në “Dance Albania” ishte e bazuar tek filmi i Elvis Presley. Por ajo që i bën Melisës më shumë përshtypje është dashuria e Presley-t me Priscilla.

E teksa partneri i saj në kërcim, Erindi, e pyeti se nëse është kaq romantike, Melisa tha se mendon që nuk ka qenë kurrë e dashuruar, por mendon se është e dashuruar me idenë e dashurisë.

Erindi: Kaq romantike qenke ti?

Melisa: Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë e dashuruar, mendoj që jam e dashuruar me idenë e dashurisë./tvklan.al