Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, u bëri thirrje udhëheqësve të partisë së saj politike që të refuzojnë antisemitizmin dhe nostalgjinë për regjimet totalitare.
Thirrja e saj erdhi pasi një hetim i fshehtë mediatik javën e kaluar publikoi një video të anëtarëve që përfaqësonin të rinjtë në partinë duke bërë përshëndetje fashiste dhe duke brohoritur “Sieg Heil”.
Mes të tjerash gazeta italiane Fanpage publikoi video të anëtarëve të të rinjve duke brohoritur “Duce”, një referencë për liderin fashist të Italisë Benito Musolini si dhe një bisedë në grup ku dikush kishte postuar mesazhin: “Njerëzit hebrenj janë një racë dhe ne i përbuzim ata”.
Dy anëtare Elisa Segnini dhe Flaminia Pace që përfaqsonin të rinjtë dhanë dorëheqjen javën e kaluar pasi u publikua kamera e fshehtë. Vëllezërit e Italisë i kanë rrënjët tek një grup neo-fashist i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, por vetë Meloni është përpjekur të distancohet nga e djathta ekstreme vitet e fundit dhe thotë se partia e saj është konservatore.
Partitë opozitare kanë akuzuar Vëllezërit e Italisë si një parti e ekstremit të djathtë , duke përgënjeshtruar përpjekjet e Melonit për të paraqitur një imazh të moderuar si brenda dhe jashtë vendit.
Klan News