Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane, Giorgia Meloni, së cilës nuk ngurroi t’i shprehte komplimente.
“Është një person i jashtëzakonshëm, më pëlqen shumë, ka talent të madh dhe po bën një punë të jashtëzakonshme. Është një kryeministre shumë e mirë.”
Pas tensioneve në rritje për tarifat ndaj mallrave qe importohen nga kontinenti i vjetër drejt Amerikës, Trump ka dhënë sinjale për arritjen e një marrëveshje me Brukselin.
“Ne do të kemi një marrëveshje, kjo është e sigurt 100%, por kjo do të jetë marrëveshje e drejtë.”
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka dhënë sinjale se do të arrihet një marrëveshje e mirë edhe me Kinën për çështjen e tarifave. Meloni, e cila është e para lidere evropiane që viziton Shtëpine e Bardhë, ka ftuar për vizitë në Itali Trump, ku sipas mediave Trump e ka pranuar.





Tv Klan