Një kthim në shtëpi për Ardian Mema, pikërisht te Tirana ku kaloi karrierën si futbollist. Tashmë në rolin e trajnerit Mema foli për momentin që gjeti bardheblutë, që nuk kanë marrë atë që pritej nga klubi dhe tifozët.

“E prita pak me skepticizëm, për situatën që po kalonte dhe kalendari është i vështirë, pasi kemi 3 ndeshje jashtë, por të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë situatë”.

Ardian Mema zëvendësoi brazilianin Ze Maria dhe mendon se ajo që duhet korrigjuar është gjendja psikologjike e lojtarëve. Për objektiva nuk mund të flasë kaq shpejt, por dëshiron të përqendrohet ndeshja e radhës, ndaj Flamurtarit në Vlorë, aty ku ishte zv/trajner deri para pak ditësh. E shikon si një ndeshje të vështirë, pasi e vlerëson përvojën e Ilir Dajës, por nuk duket i dorëzuar para kohe.

“Ne nuk shkojmë të dorëzuar në Vlorë, por për rezultat pozitiv”.

Megjithatë nëse do të shprehte një dëshirë do të ishte:

“Tirona kampion!”

Tv Klan