Vllaznia pret Kukësin në stadiumin “Loro Boriçi”, trajneri kërkon kujdes

Vllaznia do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” Kukësin në takimin e parë të sezonit 2023/2024.

Trajneri i kuqebluve Migen Memelli tha se e vlerëson maksimalisht kundërshtarin, por synimi është që sezoni të nisë me fitore.

Ai tha se lojtarët kanë punuar mirë, ndërsa në grup ka harmoni për këtë takim.

“Janë 3 pikë dhe mendoj se ua kam thënë lojtarëve që nuk ka rëndësi kundërshtari. Kemi Kukësin që në 10 vitet e fundit i ka dhënë tonus dhe nuk duhet marrë parasysh çfarë po kalon këto momente. Çdo pikë ka vlerën e saj dhe unë personalisht dhe lojtarët do t’i marrim ndeshjet një nga një.”

Ndërsa Bekim Balaj që do të mbajë shiritin e kapitenit, tha se në ekip nuk mendohet gjë tjetër përveç fitores në këtë sfidë.

Sipas Balajt, futbollistët njihen me njëri-tjetrin e janë përshtatur më së miri.

Klan News