Trafiku i drogës, armëve, klandestinëve dhe pastrimi i parave, bëri bashkë Prokurorinë e Posaçme dhe Agjencinë Kombëtare kundër Krimit në Angli, njohur ndryshe si NCA.

Këtë të enjte, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe drejtori  i NCA, Graeme Biggar firmosën një marrëveshje bashkëpunimi, me në fokus trafiqet dhe aktivitetin e pastrimit të parave nga eksponentë të krimit të organizuar me bazë shqiptare.

Me anë të një njoftimi zyrtar, SPAK thotë se marrëveshja do të ndihmojë në komunikimin e drejtpërdrejt mes dy strukturave.

Dhe kjo do të lehtësojë gjurmimin e veprimtarive kriminale, të investimeve që bëhen nga paratë e përfituara.

Kjo është marrëveshja e parë e agjencisë Kombëtare Kundër Krimit në Angli me një institucion të drejtësisë në Shqipëri dhe vjen disa muaj pas diskutimeve mes dy qeverive, shqiptare dhe britanike mbi rolin e eksponentëve shqiptar të krimit atje dhe fenomenit të trafikut të klandestinëve.

Tv Klan