Klosi: Të gjitha rajonet kanë landfille të investuara

Problematikat e mbetjeve urbane dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, ishin tema e diskutimit mes ekspertëve ndërkombetarë dhe Minsitrisë së Mjedisit dhe Turizmit. Ministri Blendi Klosi u shpreh se pavarësisht kufizimeve që solli pandemia, puna nuk është ndalur.

Së bashku me partnerët tanë sidomos të BE i cili na ka ndihmuar në investime të qënësishme në infrastrukturën e trajtimit të mbetjeve urbane të kemi një sistem të gatshëm dhe me një përpjekje më të fortë do të mundemi të menaxhojmë çdo mbetje urbane në vendin tonë. I kemi të gjitha përfundishmisht rajonet e mbetjeve urbane me landfille të investuara”, tha Klosi.

Menaxhimi i mbetjeve është një nga detyrat që Bashkimi Evropian ka vendosur për çdo vend që kërkon të behet anëtarë.

Ka munguar raporti i green agenda që kërkon KE. Muajin tjetër do të bëhet konferenca në Sofie dhe kërkohet ky raport nga autoritet përgjegjëgjese. Green axhenda ka për qëllim për të arritur në një marrëveshje të gjelbër”, tha Soreca.

Marrëveshja e gjelbër evropiane është një axhendë e përshtatur që ka si fokus ndryshimet klimatike, për shkak të humbjes së biodiversitetit, ndryshimet klimatike dhe ndotja për të kaluar në një ekonomi të qëndrueshme.

Tv Klan