Menaxhimi i mbetjeve në 6 bashki

Posta

Menaxhimi i mbetjeve në 6 bashki

16:17 14/10/2019

Qeveria gjermane financon 4.5 milionë Euro

4 milionë e 5oo mijë Euro do të investohen nga qeveria gjermane për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve në bashkite e e Himarës, Roskovecit, Peqinit, Rrogozhinës, Sarandës dhe  Cërrikut. Marrëveshja për financimin e këtij projetkti u firmos mes ministrit të mjedisit dhe turizmit, Blendi Klosi dhe ambasadorit gjerman.

Blendi Klosi: “Kemi nevojë që të mbyllim venddepozitimet ilegale dhe t’i shndërrojmë ato në parqe publike për qytetet, kemi shumë nevojë që të marrim asistencë teknike, sesi do të trajtohen kostot dhe tarifat e menaxhimit të këtij fenomeni dhe bashkitë të jenë suficente në trajtimin e këtij problemi të sotëm dhe për nesër, për të qenë edhe për bashkitë që janë pjesë e këtij projekti, një pasuri që duhet ta trajtojnë ashtu sic duhet”.

Ambasadari gjerman vuri në dukje se trajtimi i mbetjete me standarte është edhe detyrim për antarësimin në Bashkimin Europian.

Peter Zingraf: ”Kapitulli 27 i bisedimeve të anatarësimit merret me temën e mjedisin, ekspertët kanë formuluar sfida madhore për qeverinë shqiptare por edhe për sipërmarrësit dhe qytetarët diskordanca mes standarteve të Bashkimit Europian dhe statusquos shqiptare vazhdon të jetë e madhe. Kjo sfidë mund të perballohet me sukses vetëm nëse qeveria bëhet bashkë me qytetarët e angazhuar”.

Qeset plastike konsiderohen ndotësit kryesor, ndaj edhe synimi i ministrisë së mjedisit është nga 1 Qershor te 2020, Shqipëria të bëhet vendi i parë në Europë pa qese plastike.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT