Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi pas përfundimit të punimeve të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, u shpreh se lidhur me Planin e Rritjes pengesa më e madhe është mendësia midis vendeve të rajonit.

Rama ndër të tjera theksoi se pavarësisht kësaj frike deri më tani shihet se ka një vullnet të mirë mes vendeve të rajonit duke qenë se deklarata e përbashkët është nënshkruar nga të gjashta vendet.

Kryeministri Edi Rama: Pengesa më e madhe të cilës mund t’i trembemi është mendësia, midis vendeve të rajonit sepse siç e thashë ky plan i ri i rritje, sa i takon asaj që duhet të bëjmë në planin rajonal është saktësisht ajo për të cilën kemi rënë dakord 10 vite më parë kur nisëm Procesin e Berlinit, që u përpoqëm të çojmë përpara me Ballkanin e Hapur dhe arsyeja pse për 10 vjet nuk arritëm të përparonim aq sa donim ishte mëndësia dhe ndërhyrja e çështjeve politike dhe retorikës së politikave të brendshme kundër interesave tona. Pra pengimi i kamionëve është kundër Procesit të Berlit, por edhe frymës dhe shkronjës së planit të ri të rritjes,. Deri tani shohim që ka vullnet të mirë. Deklarata e përbashkët është nënshkruar nga të gjashta vendet. Gjashtshja ka rënë dakord që të përqëndrohen fortë tek puna sëbashku. Nëse di të jemi në gjendje t’i bëjmë gjërat bashkë do ecim shumë shpejtë, nëse jo do të dështojmë të gjithë, pasi është çdo gjë e ndërlidhur.

Gjithashtu Rama tha se në Shqipëri duhet të ecim përpara me një valë të re reformash.

Kryeministri Edi Rama: E dëgjuat atë që tha Komisioneri nuk mund të pretendosh që të kesh një kosto transaksioni me vendet e BE dhe koston tjetër ja le fqinjit. Nuk funksionon, do të thonë jo nuk mundesh. Të përfitosh nga ajo çfarë ky plan duhet të japësh rezultate nga aspekti rajonal. E dyta është puna e brendshme pasi plani i rritjes nuk është i shkëputur nga reformat në vende duke e nisur nga bilanci i këtyre vendeve. Plani i Rritjes është një bashkëudhëtar i procesit tonë të rezultateve në reforma. Në Shqipëri duhet të ecim përpara me një valë të re reformash që e kemi nisur mbështetur në analizën e legjilacionit dhe shumë fakteve të tjera që janë të qarta./tvklan.al