Prindërit  e Albisës dhe Anitës kanë ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” pa ua marrë mendja aspak se pas ekranit ndodhen dy vajzat e tyre. Gjatë rrëfimit të vajzave në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ato zbuluan se të katërt kanë një këngë të preferuar, “Kënga e marinarit” nga Zija Saraçi.

Për të ngacmuar paksa mendimet e Andreas dhe Vasilikës që mendojnë se vajzat ndodhen në Itali e Spanjë, në studion e programit vendoset kjo këngë që i përlot të dy menjëherë.

Andrea: Këtë  këngën ma këndon shpesh vajza e vogël, Anita.

Ardit Gjebrea: Po kush ia ka mësuar këngën?

Andrea: Unë ia kam mësuar, por…nuk e kam idenë.

Ardit Gjebrea: S’e ke idenë se kush mund të jetë?

Andrea: Jo.

Ardit Gjebrea: Pa ta shikojmë pak se kush mund të jetë.

Sapo pamja e vajzave shfaqet, prindërit janë të habitur dhe nuk arrijnë t’iu besojnë syve.

Vasilika: Anita.

Andrea: Me çfarë ka fluturuar?

Vasilika: Anita.

Andrea: Me çfarë ka fluturuar?

Vasilika: Nuk e di.

Ardit Gjebrea: Kanë fluturuar me krahët e tyre, me gjithë dashurinë që të vinin këtu për ju.

Andrea: Ne e dinim që Albisa është në Spanjë.

Vasilika: Anita ka frikë me avion.

Ardit Gjebrea: Prandaj ju thatë me çfarë ka fluturuar.

Andrea: Nuk e besoja.

Ardit Gjebrea: Për ju të dy ato do bënin gjithçka./tvklan.al