Mendonte se ishte e sëmurë, por në fakt nuk e dinte që do të sillte në jetë fëmijë të tjerë. Ky është rasti i një gruaje në Dakota të Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dannette Giltz, e cila kohët e fundit ka lindur trinjakë, thotë se nuk e dinte që ishte shtatzënë deri në momentin kur shkoi në spital për t’u vizituar. Ajo mendonte se kishte gurë në veshka, nga e cila kishte vuajtur edhe më parë.

Pasi shkoi në spital, mjekët i thanë se ishte 34 javëshe shtatzënë dhe do të sillte në jetë trenjakë.

Dannette lindi më 10 Gusht tre fëmijët, secili 1.8 kilogramë. Emrat e tyre janë Blaze, Gypsy dhe Nikki. Gruaja është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë. /tvklan.al