Ulur në karrigen përballë mjekut me fëmijën në prehër dhe babain e saj përballë një 30- vjeçare ka mësuar se shenja që kishte në bark nuk ishte një nishan i zakonshëm, por ajo kishte kancer të lëkurës.

Lauri Murphy, 30 vjeçe mendoi se do të vdiste sapo mjeku i tha se ajo kishte kancer lëkure.

“Nuk është një nishan i zakonshëm, por ju keni kancer”. Mendova se do vdisja. Babai im kishte ardhur me mua dhe më shtrëngoi dorën duke u përpjekur të më thoshte se do isha mirë. Ishte e tmerrshme”,

ka thënë Murphy.

Nëna e dy fëmijëve ka treguar se e kishte të pamundur të mbante veten dhe filloi të qante.

“Nuk i mbaja dot lotët. Mendoja për dy fëmijët e mi Oscar 5 vjeç dhe Oliver, tani 1 vjeç, se si mund të rriteshin ata pa nënë”.

Në momentin që 30- vjeçarja e mori vesh se kishte kancer lëkure, ishte 6 muajsh shtatzënë më Oliver.

“Lëkura ime është e pastër dhe nuk e kisha vënë re se kisha një nishan të vogël tek barku”.

Teksa shikonte se nishani i rritej, ajo mendonte se ishte për shkak të shtatzënisë, pasi barku rritej me kalimin e muajve dhe kështu e ka neglizhuar.

Por, pasi nisi të kishte kruajtje, ajo shkoi tek mjeku ku mësoi dhe të vërtetën. Fatmirësisht sëmundja nuk kishte avancuar shumë dhe ata ja hoqën pas asnjë problem.

“Fatmirësisht e kapa në kohë  dhe ju nënshtrova një ndërhyrje, por nëse do e kisha lënë dhe për disa kohë mjekët më thanë se mund të ishte serioze. Edhe babai im ka vuajtur nga kanceri, por e ka kapur që në fillesa dhe tani është mirë”,

ka treguar Lauri.

Ajo u ka bërë dhe një apel të gjithë personave që kanë nishane që të bëjnë kontrolle njëherë në disa muaj në mënyrë që të mos kenë probleme më vonë.

/tvklan.al