Të tjera detaje kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë që tronditi Greqinë muajin e kaluar. Mediat vendase kanë zbardhur dhe një pjesë tjetër të Babis Anagnostopulos, i cili tashmë është i arrestuar dhe ka pranuar vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare, Karolina.

32-vjeçari në dëshminë e tij para oficerëve të policisë greke ka treguar me detaje se çfarë ndodhi natën kur ai vendosi të vriste gruan e tij, me të cilën kishte dhe një vajzë vetëm 11 muajshe.

Sipas mediave greke, Babis Anagnostopulos, ka thënë se natën e vrasje kishin debatuar dhe akuzon Karolinën se ajo kishte dhunuar fëmijën, duke thënë se e kishte hedhur me forcë në djep.

Piloti 32-vjeçar ka rrëfyer se pas debateve që kishte pasur me gruan e tij e kishte mbytur teksa ajo ishte duke fjetur. “E mbyta me jastëk”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka treguar se ka dashur që të zhdukte dhe kufomën e gruas së tij pas vrasjes. “Mendova ta zhdukja kufomën e saj. Për ta bërë atë të besueshme unë duhej të lëndoja qenin”, është kjo një pjesë e dëshmisë së tij.

Dëshmia e tij tashmë është e konfirmuar dhe nga autopsia, në të cilën thuhet se vdekja e Karolinës ishte shkaktuar nga mbytja./tvklan.al