Mentor Hasani, një 43-vjeçar nga Dibra i dënuar për një vrasje të ndodhur në 1997-n është ekstraduar nga Greqia drejt vendin tonë. Burime zyrtare të policisë thonë se Hasani “ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 17 datë 31.03.1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”.

Më 28 Gusht të vitit 1997, Hasani vrau me armë zjarri një person me iniciale S.C, gjatë kohës që ky i fundit po kthehej për në banesën e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Lishan i Epërm të komunës Luzni, Dibër.

Arrestimi dhe ekstradimi i Hasanit erdhi falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë./tvklan.al