Tek emisioni “Rudina” në Tv Klan është folur për humbjen e deputetit të Ps-së Bashkim Fino nga Covid-19 në moshën 59 vjeç. Prej më shumë se 1 muaji, Fino ishte infektuar me Covid-19, por nuk e fitoi dot betejën për jetën.

Në nder të tij, qeveria ka shpallur 29 Marsin ditë zie, ku flamujt në të gjitha institucionet janë ulur në gjysmështizë. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë anuluar aktivitetet elektorale në nderim të tij.

Në një lidhje në Skype ka qenë gazetari Mentor Kikia është shprehur për Finon se nuk do e konsideronte si heroin e politikës shqiptare sepse nuk ka bëri asnjë iniciativë me karakter revolucionarizues në fushën e demokracisë etj, por një njeri që nuk i bëri kurrë keq vendit të tij.

“E konsideroj si të pavend faktin që në ditën e tij të lamtumirës dëgjuam shumë njerëz brenda dhe jashtë familjes të tij politike që flisnin për një njeri, për një politikan të shquar, një politikan që kishte merita, dhunti, aftësi etj, por në këto kushte ne kemi të drejtë të pyesim që kur paskemi patur një politikan kaq të shquar brenda një kampi politik, pse nuk u mbështet ky njeri sepse ne dimë që kemi shumë nevojë për politikanë të ri kur ne ankohemi në mënyrë sistematike për klasën tonë politike , ankohemi kur nuk ka dalë një njeri që të jetë me këto virtyte siç ishte zoti Fino, ose jemi në kushtet kur i miri sado i mirë të jetë nuk bën dot përpara për shkak të këtij mjedisi vrasës që sundon në politikën shqiptare, ose kemi të bëjmë me një hipokrizi kolektive të politikanëve që në një ditë zie janë gati të thonë fjalët më të mira pa doganë.

Nuk do ta quaja heroin e politikës shqiptare, sepse nuk mban firmën e tij ndonjë iniciativë me karakter revolucionarizues në fushën e demokracisë, në fushën e të drejtave të njeriut apo të ekonomisë etj. Por ishte një politikan që nuk qëndronte brenda atij rreshtit apo gardhit duke votuar në mënyrë të verbër për projektligjin që sillte qeveria. Ishte një njeri që thoshte fjalën dhe mendimin e tij kur duhej.

Megjithatë ndaj një vlerësim për modelin e politikanit që ka qenë përtej konflikteve politike, përtej atij servilizmit vulgar që karakterizon pjesën më të madhe të politikës shqiptare, vazhdoj të këmbngul që zoti Fino nuk ishe heroi i politikës shqiptare, por mendoj që ishte një njeri që nuk i bëri keq këtij vendi, në kushtet kur ka shumë njerëz që janë gati të zhvasin çdo gjë, zoti Fino nuk ishte pjesë e kësaj babëzie ku janë futur pjesa dërmusese e politikës”, është shprehur Mentor Kikia. /tvklan.al