Pas arritjes së konsensusit mes qeverisë dhe opozitës për reformën zgjedhore, duke se kjo marrëveshje ka ngecur sërish.

Kryeministri Edi Rama sot kërcënoi Lulzim Bashën se do ta grisë marrëveshjen nëse do të sillen kushte të tjera.

Për të folur për këtë çështje, në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ishte kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila u pyet disa herë përse ka ngecur marrëveshja për reformën.

Gazetari dhe kryeredaktori i Klan Plus, Mentor Kikia tha se arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore e përshëndetën të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, madje ironikisht u shpreh se ka mbetur vetëm Papa Francesku pa e përshëndetur.

Kryetarja e LSI u shpreh se pas arritjes së kësaj marrëveshje, nga mazhoranca ka një lloj nervozizmi.

Monika Kryemadhi: Pas dakordësimit të 5 Qershorit kemi një lloj nervozizmi nga pala tjetër. Çdo gjë ka nisur rrugën e duhur politikisht, pavarësisht se nga ana ekonomike ka bërë që shqiptarët të ndjejnë një presion që vjen në xhepat e tyre. Unë nuk kam përgjigje për këtë. Jam e bindur që Rama do ta votojë me atë që do të dakordësohet në këshillin politik. Reforma zgjedhore është një nga hallkat e një zinxhiri shumë të madh që ka sot Shqipëria.

Mentor Kikia: U bë marrëveshja, u përshëndet, vetëm Papa mbeti pa e përshëndetur. Pse nuk ecet në fillin e marrëveshjes?

Monika Kryemadhi: E para njëherë, nuk është marrëveshje është dakordësi për të vendosur rregullat e lojës. /tvklan.al