Mbrëmjen e sotme ka nisur nata e dytë e gjysmëfinales së “Këngës Magjike 2021”, festival i cili pas 22 vitesh ka ndërrur destinacion për shkak të pandemisë. Këtë vit po zhvillohet në ambientet e Tv Klan.

Në hyrje moderatori Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj kanë prezantuar ndryshe jurinë e “Këngës Magjike”, duke i krahasuar ata me vaksina.

Marsela Çibukaj: Juria ato vërejtjet në formë gozhde që kanë bërë këto 10 javë konkurrim, dje në darkë më janë dukur pak si shiringa vaksine, nuk e di si të është dukur ty Ardit.

Ardit Gjebrea: Po ja, vaksina me shije të ëmbël, por që jep efektin pa kuptuar, por shtruar-shtruar dhe qetë-qetë, por të sigurt ama Enkel Demi.

Marsela Çibukaj: Një vaksinë tjetër e bukur në pamje, por mund të dhembë herë pas here 100% me efektivitet Jonida Maliqi.

Ardit Gjebrea: Vaksinat klasike janë të domosdoshme, sido që të ndryshojnë kohërat, ato duhet të ekzistojnë sepse i duhen njerëzimit një vaksinë si Markelian Kapedani.

Marsela Çibukaj: Vaksina e cila është etiketuar “kujdes është e kuqe”, por është e miratuar në fakt nga e mbarë bota, Arben Skënderi.

Ardit Gjebrea: Dhe në fund një vaksinë që ose është 100% e hidhur ose 100% e ëmbël, varet dhe çfarë konsumon pacienti më parë, është shërim, por tundeni përpara përdorimit, Kozeta Kurti./tvklan.al