Autoritetet e Sri Lankës kanë arrestuar një person, pasi u mundua të kontrabandonte një sasi ari dhe disa stoli të çmuara.

Punonjës të doganës gjetën 904 gramë ar që vlente rreth 4.5 milionë rupi, sipas monedhës vendase në Sri Lanka (28 370 dollarë, 21 700 paund) të futur ‘mjeshtërisht’ në rektum (zorrë e trashë).

45 – vjeçari i arrestuar, i cili ishte nga Sri Lanka kishte si destinacion Indinë, por u ndalua në aeroportin e vendit. Ai e kishte mbështjellur ngarkesën me plastikë.

Arrestimi ndodhi pasi një punonjës i doganës vuri re që personi po ecte në mënyrë të dyshimtë ndërsa më pas ishin detektorët metalikë, që zbuluan ngarkesën në anusin e të ndaluarit.

Javën e kaluar një femër e cila kishte synim të shkonte në Indi u ndalua nga autoritetet e Sri Lankës pasi u përpoq të kontrabantonte 314.5 gramë ar, të cilin edhe ajo ishte munduar ta fshihte duke e futur në rektum.

Kontrabandistë të shumtë të cilët e blejnë arin në vende si Dubai apo Singapori ku shitet lirë, mundohen ta kalojnë atë në Indi ku arrijnë, ta shesin me një çmim më të lartë./tvklan.al