Larja është mënyra më e mirë për ta mbajtur higjienën e pastër, por ta bësh këtë gjatë kohës që je duke ngarë motorin padyshim që është gabim. Historia e çuditshme kësaj here na vjen nga Vietnami, ku dy të rinj janë gjobitur pasi laheshin ndërkohë që udhëtonin me motor.

Në pamjet e bëra publike në internet, dy të rinjtë duken teksa fërkohen me shampo dhe i hedhin njëri-tjetrit kovat me ujë. Mes të tjerash, drejtuesi i motoçikletës ka vënë edhe një kuti me birra në prehër. Dy të rinjtë u kritikuan shumë në mediat sociale pasi videoja u bë publike.

Policia arriti t’i gjurmonte dhe t’u gjente identitetet pasi pa targat e motorit. Ata u gjobitën gjithsej 140 paund./tvklan.al