Nëse keni qenë ndonjëherë i dashuruar, e dini se sa mirë ndihesh kur ecën me të dashurin tënd duke i mbajtur dorën. Ndoshta nuk e vini re, por ky gjest i vogël thotë shumë për lidhjen tuaj dhe fazën që po kaloni si çift.

Pëllëmba poshtë fytyrës

Nëse mbani duart në këtë mënyrë, kjo do të thotë se bashkimi juaj bazohet në afeksion, por jo në pasion. Ajo gjithashtu zbulon se kushdo që vendos pëllëmbën me drejtim poshtë ka një personalitet më të fortë, shpesh merr iniciativë dhe është më vendimtar.

Gishtat e gërshetuar

Gishtat e gërshetuar simbolizojnë pasionin dhe një lidhje të fortë midis dy personave. Kur mbani duart në këtë formë, është e rëndësishme që ta mbani fort dorën e personit tjetër. Nuk është një shenjë e mirë nëse njëra nga duart është shumë e relaksuar.

Kapja e një gishti

Kjo mënyrë e të mbajturit të dorës do të thotë që të dy e keni përparësi pavarësinë tuaj. Çiftet e tilla dinë të respektojnë hapësirën dhe privatësinë e njëri-tjetrit. Mund të tregojë gjithashtu se çifti po kalon një moment delikat dhe njëri nga të dy ndjen nevojën që këtë lidhje ta kthejë thjesht në miqësi.

Shtrëngim me të dyja duart

Nëse shtrëngoni krahun e partnerit me të dyja duart, kjo zakonisht do të thotë që gjërat mes jush të dy po bëhen serioze. Fatkeqësisht, nuk është gjithmonë një shenjë pozitive. Kjo mund të nënkuptojë se ju po ktheheni në një person shumë posesiv dhe i çmendur pas partnerit.

Krahët e lidhur

Kjo mënyrë e të kapurit përkrahu shpesh përdoret kur një çift po ndjek ndonjë ngjarje shoqërore. Sidoqoftë, nëse kapni përkrahu partnerin do të thotë që keni nevojë për mbrojtje ose ndiheni të pasigurt në marrëdhënie.

Mbajtja e gishtave duke tërhequr pak dorën

Kush tërheq dorën përpiqet ta bëjë partnerin të marrë vendime më shpejt sesa është mësuar. Mund të jetë gjithashtu një shenjë që njëri prej tyre është ngopur me rutinën në marrëdhënie.

Pa u kapur për dore

Nëse partneri juaj shmang mbajtjen e dorës tuaj mund të jetë një shenjë që ai ose ajo është i ndrojtur ose dëshirë privatësi. Mos merrni vendime të menjëhershme dhe vazhdoni të vëzhgoni shenja të tjera në marrëdhënien tuaj,  ndoshta ju nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. /tvklan.al