Mënyra si e mbani telefonin tregon shumë për personalitetin dhe çështjet e dashurisë


Mënyra si e mbani telefonin tregon shumë për personalitetin dhe çështjet e dashurisë

09:05 30/09/2020

Statistikat parashikojnë se ka rreth 3 miliardë përdorues të smartphoneve. Ky fakt jo vetëm që është interesant nga pikëpamja e përparimit teknologjik por edhe nga ana psikologjike e gjërave. Mënyra se si ne e përdorim telefonin mund të zbulojë shumë tipare të personalitetit tonë.

Bright Side ka përgatitur një provë interesante që do të zbulojë personalitetin tuaj të vërtetë bazuar në mënyrën si e mbani telefonin

Shihni foton më sipër dhe zgjidhni mënyrën që ju përdorni telefonin. Më poshtë do lexoni shpjegimin e zgjidhjes suaj.

1. Ju përdoni telefonin me një dorë.

Nëse jeni lloji i personit që ju pëlqen të lexoni lajme të ndryshme në telefonin tuaj dhe e përdorni atë me një dorë, ju jeni një njeri jashtëzakonisht i sigurt. Jeni gati të rrezikoni gjithçka, por me mençuri, gjë që ju ndihmon të arrini rezultatet e dëshiruara.

Në dashuri jeni e kundërta. Ju preferoni të keni kohë të mjaftueshme për të kuptuar nëse keni nevojë për këtë person në jetën tuaj. Për shkak të kësaj, njerëzit mund t’ju shohin si një person të mbyllur dhe të rezervuar.

2. Ju përdorni një dorë për të mbështetur telefonin dhe gishtin e madh të dorës së dytë për të shtypur ekranin.

Kjo mënyrë e mbajtjes së telefonit tregon mençurinë tuaj. Ju jeni intuitiv, i zgjuar, i mençur, i arsyeshëm dhe i matur. Ju mendoni disa herë para se të veproni. Jeni të prirur të arsyetoni çdo gjë që ndodh në jetën tuaj.

Në çështjet e dashurisë nuk jeni dhe aq të mençur. Ju jeni personi që merrni vendime të shpejta dhe të pamenduara që ndonjëherë mund të dëmtojnë marrëdhëniet në të cilat jeni. Për më tepër, ju bëheni jashtëzakonisht gjykues kur bëhet fjalë për partnerin.

3. Ju përdorni të dy duart për të mbajtur dhe përdorur telefonin.

Përdorimi i të dy duarve për të mbajtur telefonin tregon dashurinë tuaj për shpejtësinë. Ju jeni të shpejtë, efikas dhe të gatshëm për të marrë vendime menjëherë. Ju lehtë mund të përshtateni me mjedise të ndryshme dhe të veproni në mënyrë efektive.

Kur bëhet fjalë për dashuri, efikasiteti juaj nuk funksionon aq mirë. Në fakt është krejt e kundërta, ajo zhduket. Ju shpesh dështoni në momentin kur afroheni me një person që ju pëlqen për shkak të vendosmërisë, e cila mund të trembë partnerin tuaj.

4. Ju përdorni një dorë për të mbështetur telefonin dhe gishtin tregues të dorës së dytë për të prekur ekranin.

Kjo mënyrë e mbajtjes së një telefoni ka të bëjë vetëm me krijimtarinë. Ju keni një bollëk idesh të shkëlqyera që përpiqeni të zbatoni në jetë dhe e bëni atë mjaft mirë. Ju pëlqen të qëndroni vetëm dhe mendimet tuaja t’i ktheni në një kryevepër që mund të mahnisin botën. Qoftë një punë e re, një pikturë apo një libër, projektet tuaja zakonisht kanë sukses të madh.

Në marrëdhëniet romantike, krijimtaria juaj kthehet në ndrojtje, e cila shpesh ju pengon të krijoni lidhje të reja. Sidoqoftë, sapo dikush t’ju njohë më mirë, ata patjetër do të habiten me personalitetin tuaj. /tvklan.al



Të ngjashme