Për shkak të situatës që e gjithë bota është duke kaluar, mund të duket e vështirë që të jesh i lumtur.

Ekspertët shprehen se një ndikim të madh në lumturinë e një individi ka edhe ushqimi, prandaj këshillohet ushqyerja e  shëndetshme dhe aktiviteti fizik.

Dopamina është hormoni që është përgjegjëse për lumturinë. Shpesh përmendet si hormoni i lumturisë. Ai konsiderohet si një neurotransmetues që është përgjegjës për transmetimin e sinjaleve midis qelizave nervore në tru.

Thuhet se ka shumë faktorë që aktivizojnë dopaminën dhe shumica e tyre ndodh kur ju jeni të ekspozuar ndaj diçkaje që iu jep kënaqësi dhe një prej tyre është ushqimi.

Ushqimet të cilat janë të pasura me sheqer dhe përmbajtje yndyre shkaktojnë një rritje të niveleve të dopaminës. Por kjo vetëm përkohësisht, prandaj këshillohet të bëhet një zhvendosje nga ushqimi jo i shëndetshëm në ushqime më të shëndetshme.

Mos evitoni vaktet e rregullta

Kjo do të parandalojë një ritëm të papritur të hormoneve dhe do të ndihmojë në rregullimin e oreksit. Me sasi të bollshme të ushqimit në të gjitha vaktet, ka mundësi të ndiheni të kënaqur dhe me humor.

Shtoni mish, vezë dhe qumësht në dietën e përditshme sepse këto mund të ndihmojnë në ruajtjen e energjisë për një kohë të gjatë dhe çojnë në rritjen e niveleve të dopaminës.

Zgjidhni yndyrnat e shëndetshme

Yndyrnat e pangopura që gjenden në ullinj, vajin e lulediellit, vajin e susamit kanë efekte pozitive kur konsumohen në masën e duhur. Yndyrnat në dietë kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me aktivitetin e dopaminës në tru. Yndyrnat e shëndetshme ndihmojnë në aktivitetin e trurit./tvklan.al