Ministria jone e Punëve të Jashtme njofton se nga tërmeti që goditi të premten provincën Elazig, rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë, nuk ka asnjë shtetas shqiptarë të lënduar.

Por sipas saj, Ambasada Shqiptare në Ankara, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Tv Klan