“Po marrim masa me autoritetet italiane për parandalimin e virusit”

Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri njofton se deri tani nuk ka të dhëna për shqiptarë të prekur në Itali nga koronavirus.

Në një deklaratë për shtyp, kjo Ministri thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën tonë aty dhe autoritetet e emergjencave të Italisë, për të marrë masa të përbashkëta për parandalimin e përhapjes së këtij virusi në territorin shqiptar.

Ministria e Jashtme bën thirrje që të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Itali dhe ata që banojnë aty, t’u përmbahen masave që janë përcaktuar nga autoritetet italiane në situatën e emergjencës.

Tv Klan