Kompania e prodhimit të makinave Mercedes-Benz do të tërheqë më shumë 1 milion automjete, pasi është vënë re një defekt në sistemin teknologjik.

BBC shkruan problemi i automjeteve qëndron tek teknologjia eCall, që njofton shërbimet e emergjencës në rast të një aksidenti, por tregon në çdo kohë vendndodhjen e mjetit.

Por sipas inxhinierëve eCall mund të ngatërrojë vendndodhjen. Problemi prek 1,292,258 makina në Shtetet e Bashkuara dhe kompania thotë se po përgatit një rregullim edhe për klientët në vendet e tjera.

Informacioni për këtë gabim erdhi nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Rrugët e Bashkuara, e cila në një deklaratë tha se Mercedes ishte një rrezik për klientët.

Për shkak se problemi ka të bëjë me sistemin teknologjik, rregullimi mund të jetë pak i ndërlikuar dhe mund të kërkojë kohë.

Tashmë të gjitha makinat që janë shitur dhe që kanë rezultuar me probleme do të kthehen për të bërë ndyshimet e duhura dhe makinat të mos kenë më probleme./tvklan.al