Spektakli më i ri në TV Klan, Love Story, ka nisur me surpriza, teksa konkurrentja Meri ka impresionuar Saimirin me dhuratën e saj tepër të veçantë për të.

Meri kishte ngjitur në pjesën e pasme të fustanit të saj bluzën e ekipit të Tiranës, ku shkruhej emri i tij, si një ish-lojtar i klubit kryeqytetas.

“Po ti nga e di këtë. Shumë e bukur, është një surprizë shumë e bukur. Kam luajtur për Tiranën dikur”, tha Saimiri.

Më tej, Meri u shpreh se edhe asaj i pëlqen futbolli dhe se mund të shikonin një ndeshje së bashku në ditët në vijim.

“Unë jam Meri dhe kam një surprizë për ty. Uroj të kem goditur në shenjë. Mua më pëlqen shumë futbolli dhe ndoshta do kemi mundësinë të shikojmë ndonjë ndeshje bashkë.

Le t’i urojmë fat njëri-tjetrit në këtë rrugë që do të bëjëm, për të fitur unë zemrën tënde por edhe ti zemrën time”, tha Meri mes emocionesh.

Meri, 23 vjeçarja nga Elbasani punon si modele. Ajo shprehet se personi më i dashur për të është gjyshja, pasi është rritur me të dhe çdo gjë e ka mësuar prej saj, përfshi këtu edhe gatimet e ndryshme tradicionale.

Ajo rrëfen se jeta e saj ndryshoi 360 gradë kur nisi të punojë si modele, teksa ka zhvilluar jetën profesonale në Turqi dhe Indi, ku ka pozuar për shumë marka të njohura.

Gjithashtu, Merit i pëlqen shumë muzika klasike./tvklan