Meri flet për marrëdhënien me Saimirin: Kemi kaluar momente të bukura por…



Meri flet për marrëdhënien me Saimirin: Kemi kaluar momente të bukura por…

19:16 11/02/2021

Një nga konkurrentet e Love Story, Meri Murrizi, ka treguar së fundmi për marrëdhënien e saj me Saimirin.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, bukuroshja nga Elbasani ka rrëfyer se si ka evoluar afrimiteti mes tyre që nga nisja e spektaklit.

Si ka qenë rrugëtimi yt në Love Story?

Ka qenë një rrugëtim shumë domethënës për mua. Kam takuar njerëz të cilët kanë shumë vlera. Shoqëria që kam krijuar me vajzat, njohja me Saimirin. Kam pasur marrëdhënie të mira me të gjitha vajzat por veçanërisht me Redonën kam krijuar një shoqëri shumë të afërt, të pastër.

Janë javët e fundit dhe unë shikoj vetëm drejtimin tim dhe Saimirin. Jemi afruar pak më shumë se kemi pasur edhe takime më shumë dhe kemi arritur të njohim pak më shumë njëri-tjetrin.

Ke shpresa që të jesh zgjedhja e Saimirit?

Deri diku po, por çfarëdo që të ndodhë në fund unë nuk është se e prish zemrën. Nëse ai zgjedh një vajzë tjetër unë nuk do mërzitem. Kemi kaluar momente të bukura por nuk i dihet në fund.

Sa nga pikat e mashkullit ideal plotëson Saimiri sipas teje?

Tek një mashkull unë kërkoj shumë gjëra sepse edhe vet besoj që i kam ato vlera që të kem një mashkull me vlera. Saimiri me aq sa e kam njohur i plotëson disa. Gjërat kanë ndodhur gradualisht sepse më duhet pak kohë të njoh dikë.

Për cilën nga vajzat e kastit ke menduar që do të ishte zgjedhja e Saimirit?

Ishin të gjitha vajza të mira dhe me vlera dhe nuk mund të përmend njërën.

E ke menduar çfarë do ndodhi me jetën tënde nëse Saimiri të zgjedh ty?

E kam menduar por kjo gjë mbetet për t’u biseduar vetëm pasi të mbarojë emisioni dhe nëse unë do jem zgjedhja e Saimirit.

Je e gatshme ti ta lësh Shqipërinë?

Normalisht që po sepse Saimiri nuk do që të jetojë në Shqipëri dhe më mbetet mua që të shkoj atje./tvklan.al










Të ngjashme